Nga Vendi
21 July 2021
Spasovski: Për një vit e ulën krimet për 10.8% për qind

Ministri Oliver Spasovski thotë se plani strategjik i MPB-së është ulja e krimit, ndërsa gjendja në Maqedoninë e Veriut mund të vlerësohet si stabile, pa tendencë për përkeqësim.

Ai tha se sipas periudhës janar-korrik 20202 nëse krahasohet me të njëjtën periudhë të këtij viti, shihet se krimi është ulur për 10.8%.

Ministri shtoi se ulje të krimit ka në drogë dhe mjete narkotike, emigrim ilegal dhe armë, ndërsa policia ka rezultate të mira.

“Policia ka rezultate të mira. Gjatë kësaj periudhe u zbuluan dy grupe kriminale me 16 anëtarë dhe 8 transportues ndërkombëtar të drogës. Nga janari deri në korrik janë zbuluar 77 vepra penale me 84 kryes për tregti me armë”, tha Spasovski.

Në lidhje me emigrimin ilegal, ai theksoi janë zbuluar 13 veta si grup i organizuar të cilët kanë transportuar emigrantët nga Lindja e afërt përmes Greqisë në Maqedoni./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Bujar Osmani votoi dhe ju pret sonte në shesh për të festuar17 October 2021
Ky ishte reagimi i Grenell për takimin Kurti – Vuçiq16 June 2021
BDl: Shkarkimi Arben Ziberit është një hakmarrje politike28 June 2020