Nga Vendi
30 June 2020
Raportuesit e PE-së: Fushata, pa kërcënime

Raportuesit për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian kërkojnë fushatë parazgjedhore të besueshme, transparente dhe objektive, pa lajme të rreme e kërcënime. Përmes një deklarate të përbashkët, euro-deputetët, Kyçyk, Shnajder dhe Valsman inkurajojnë autoritetet të mbajnë zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe masat kundër pandemisë, në mënyrë që ta tejkalojnë këtë test për demokracinë e vendit. Mes tjerash theksojnë se qytetarët më 15 korrik do të përcaktojnë se kush do t’i udhëheq në 4 vitet e ardhshme, që do të jenë dhe thelbësore për negociatat për anëtarësim në BE. “Vazhdimi i dialogut ndër-partiak pas zgjedhjeve ka rëndësi të jashtëzakonshme. Anëtarit më të ri të NATO-s i nevojitet sinqeritet politik për të përparuar procesin e kosolidimit dhe transformimit demokratik”, thonë eurodeputetët duke nënvizuar se pas zgjedhjeve, do të nevojiten institucione funksionale dhe opozitë konstruktive për rimëkëmbje pas pandemisë.



Të ndryshme
Më shumë
“Venecia të vendoset në listën e pasurive në rrezik të UNESCO’s”23 June 2021
‘Shkonte te lokali i shoqes time’! Moderatorja shqiptare tregon si e zbuloi tradhëtinë e burrit27 September 2021
Kumanovë, 34-vjeçari sulmon fizikisht policen 5 July 2020