Nga Vendi
21 October 2021
Viktima nga aksidenti i sotëm është 45 vjeçarja nga Dobroshti

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhëna informacione zyrtare nga aksidenti i tragjik që ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Shkup-Tetovë, ku si pasojë jetë ka ndërruar shoferja e makinë së ak sidentuar.

Nga MPB thonë se makina ka qenë me targa të SHBA-së ndërsa shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Sot (21-tetor) rreth orës 10:50 në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të mbilkalimit të Debërcës, gjegjësisht në fillim lokalitetit “Erebinë”, vetura “Toyota Rav” me targa të huaja (targa amerikane) e drejtuar nga 45-vjeçarja F.L. nga Dobroshti i Tetovës, e cila ishte vetëm në automjet, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në këtë aksident F.L. Ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes.
Vendi i ak sidentit po inspektohet nga Prokurori Publik, në të cilin po merr pjesë edhe ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë”, njoftojnë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Regjistrohet një parregullsi zgjedhore në Manastir15 July 2020
Zyra e Kryeministrit Kurti organizon Paradën e Krenarisë LGBT, Osmani merr pjesë, Kurti jo29 June 2021
Lady Gaga anulon koncertin në Montreal për shkak të një infeksioni respirator 7 April 2026