Nga Vendi
21 July 2021
Dimitrov: Nëse gjuha amtare është arsyeja pse nuk mund të përafrohemi drejt BE-së, atëherë le të jetë ashtu

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane për “Euronews” tha se nëse ka vullnet politike dhe lidership në Bullgari do të mund të gjendet zgjidhje evropiane që do të ishte mirë edhe për miqësinë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, por edhe për premtimin e BE-së për rajonin dhe Maqedoninë e Veriut.

“Këtu them, “nëse” ka, për shkak se ne realizuam gjithçka që kemi mundur. Sinqerisht, nëse gjuha ime amtare, gjuha maqedonase, është arsye pse nuk mund të përafrohemi drejt BE-së, atëherë le të jetë ashtu”, tha Dimitrov.

Sipas Dimitrov, vetoja bullgare për hapjen e bisedimeve është në dëm të marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe në dëm të kredibilitetit të BE-së.

Ai shton se nisja e bisedimeve është më se e merituar për shkak të kohës por edhe për shkak të rezultateve të arritura.

“Humbëm gjenerata në pritje drejt BE-së. E nisëm rrugën tonë për në Evropë, pas Sllovenisë dhe para Kroacisë. Dy vendet u anëtarësuan për disa vite, ndërsa ne ende po luftojmë me nisjen e bisedimeve”, tha Dimitrov./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Gjini: AAK nuk ishte pjesë e takimeve të Kurtit për Presidentin18 March 2026
Neshat Loki pjesë e “Shtip Fashion Days” që u mbajt në Shtip19 April 2026
Gjermania shënoi rritjen më të madhe të lindjeve në 23 vjet – 9 muaj nga lehtësimi i izolimit15 June 2021