Nga Rajoni
18 March 2026
Gjini: AAK nuk ishte pjesë e takimeve të Kurtit për Presidentin

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se partia e tij nuk ka qenë e ftuar në takimet e kryeministrit Albin Kurti për çështjen e Presidentit dhe se nuk kanë pasur në plan të marrin pjesë.

Ai tha se arsyeja pse nuk u ftuan mund të jetë e ndryshme dhe është vendim i Kryeministrit, duke shtuar se, “mundet me ndodh që intencat tona i kemi tregu pak më herët se që ka qenë e nevojshme, por nuk e kemi pasë në plan me shku kështu e ashtu në një takim të tillë. Arsyet pse nuk na ka thirrë mund të jenë të ndryshme, është punë e tij. Nuk keni pasë kurrfarë interesi me shku në takim”.

Deklarata u bë sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ku Gjini u shpreh qartë se AAK nuk ka pasur asnjë interes të marrë pjesë në këtë proces.

Burimi: Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Autobusët me kapacitete të përgjysmuar, aeroportet me kritere të rrepta24 June 2020
Viti i ri shkollor, protesta e UNSHM-së shtyhet për më 31 gusht24 August 2020
Ekspertët bullgarë sqarojnë: Shenja ka qenë e vendosur gabimisht në rrugë! (Foto)23 November 2021