Nga Vendi
30 June 2020
Dy persona kanë kërcënuar stafin e spitalit “8 Shtatori”, arrestohen nga policia

Sot pasdite, dy persona u arrestuan pasi u përpoqën të hynin në spitalin “8 Shtatori” dhe kërkuan të merrnin trupin e të afërmes së tyre të tyre, e cila vdiq nga COVID 19, dhe ta dërgonin për autopsi.

Autoritetet e spitalit u thanë atyre se protokollet e autopsisë parashikonin një pritje dy-orëshe dhe më pas trupi do të transferoheshe në patologjinë e Shkupit me një automjet funerali.

Të afërmit u revoltuan dhe filluan të kërcënojnë me armë, pas së cilës policia i arrestoi.

Nga spitali “8 Shtatori” për “Telma” thonë se pas ndërhyrjes policore, të afërmit nënshkruan protokollet dhe trupi u transferua në patologji.

Ndaj të arrestuarve do të ngriten akuza për dhunë dhe kërcënim./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën11 November 2026
Tifozët e Crvena Zvezdës e rikthyen grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, i cili ishte mbuluar me bojë dje në qendër të Beogradit30 October 2026
Bebe Rexha s’i harron traditat shqiptare, ia merr valles mes tupanave e daireve në dasmën e vëllait10 October 2026