Nga Vendi
23 July 2021
Konfiskohet drogë, arrestohen pesë persona mes tyre edhe ish të punësuar në MPB e Maqedonisë

Policia mbrëmë ka konfiskuar tre çanta me 54 pako mariuhanë vlera e të cilës sipas vlerësimeve të para është 150 mijë euro.

Janë arrestuar pesë persona, mes të cilëve, dy ish të punësuar në MBP, kanë bërë të ditur nga MPB.

Bëhet fjalë për kanal ndërkombëtar për tregti me drogë nga Shqipëria, nëpërmjet Maqedonisë së Veriut me destinacion final Greqinë.

Nga MPB kanë njoftuar se hetimi ka filluar nga muaji i kaluar, ndërsa organizator është një 50-vjeçar nga Gjevgjelia.

“Mbrëmë, I.K (37) nga Gjevgjelia, Z.B (52) nga fshati Gërçishte dhe D.S (27) nga fshati Marvincë me makinën ‘opel vektra’ me targa të Gjevgjelisë janë nisur drejt Jakovec-Resnjë, ku kanë realizuar takim me D.D (38) nga fshati Livadhi-Strugë, i cili ka arritur me makinë ‘opel vektra’ me tablat ë Resnjës, në të cilën e kanë pasur mariuhanën. Ajo makinë është marrë nga D.S dhe është nisur drejt vendit Jankovic, ndërsa I.K dhe Z.B me makinë të Gjevgjelisë kanë lëvizur në rolin e kontrolluesve të terrenit”, kanë thënë nga policia.

Policia I ka ndaluar edhe e ka gjetur mariuhannë. Nga MPB shtojnë se janë bërë disa bastisje në rajonin e Gjevgjelisë, Vallandovës dhe Strugës.



Të ndryshme
Më shumë
Katër të lënduar nga zjarri në Koçan kthehen për trajtim në vend, 11 ende në spitale të huaja16 May 2025
Disa arrestime për ryshfet në bujqësi, reagojnë nga LSDM: Rrezikohet programi IPARD-3 në vlerë të 128 milionë euro 8 November 2025
Izraeli: SHBA dhe vende të tjera na ndihmuan në sprapsjen e raketave iraniane13 June 2025