Nga Rajoni
23 July 2021
Shqipëri - Të hënën vijnë 44 mijë doza Pfizer, Manastirliu: Kemi dyshime për variantin “Delta”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot nga afër një nga njësitë e lëvizshme të vaksinimit në Ndorq. Manastirliu ka bërë me dije se ditën e hënë pritet që në vendin tonë të mbërrijnë 44 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Ndër të tjera ministria tha se në Shqipëri mund të jetë duke qarkullur variant “Delta”, por derisa të merren rezultatet përfundimtare të laboratorit të konferencës këto mbeten vetëm dyshime.

“Javët e hapura do të vijojnë ashtu sikurse me rritjen e numrit te vaksinave dhe fakti që kemi disponibilitet dhe lloje të ndryshme vaksinash na krijon mundësinë që vaksinimi për çdo grupmoshë të vazhdojë. Këto ditë kanë treguar që vaksinimi i hapur ka funksionuar. Ditët e fundit kanë treguar që është rritur mbulimi me vaksina për të gjitha grupmoshat dhe shihet një interes në rritje edhe të të rinjve.

Ne kemi një rritjet të lehtë të infektimeve. Kemi dyshime të arsyeshme nga sinjalet laboratorike që në Shqipëri po qarkullon varianti delta, por ende jemi në pritje të rezultate të laboratorëve të konferencës për ta vërtetuar këtë dyshim. Jemi në pritje të 44 mijë doza vaksinash të Pfizer ditën e hënë. Do vijojmë të rrisim sasinë e vaksinave në vend në sajë të kontratave që kemi lidhur”, u shpreh Manastriliu.

Gjithashtu ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që mos ndalet procesi në një pikë kaq të rëndësishme, pasi sipas ministres vetëm duke u vaksinuar mund të arrijmë të luftojmë koronavirusin.



Të ndryshme
Më shumë
Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet lokale 4 September 2025
Fetai: Plani për Punësim 2025 parasheh buxhet prej 40 milionë euro për mbi 16 mijë qytetarë12 July 2025
U kritikua për fustanin që veshi në Vatikan, Kim Kardashian ka një përgjigje 2 July 2021