Nga Rajoni
29 October 2021
Kryeministri Kurti i demanton lajmet se ndarja nga 100 euro pensionistëve është bërë për fushatë

Me vendim të Qeverisë 36 milionë euro u janë ndarë 330 mijë familjeve përfitues të skemave pensionale e sociale, vendim ky që u konsiderua fushatë në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka demantuar lajmet se ndarja e këtyre mjeteve është bërë për fushatë.

Shefi i ekzekutivit, ka thënë se ky vendim është i duhur, pasi sipas tij, kjo kategori ka dhënë shumë, e ka marrë pak.

“Ne besojmë që e kemi marrë vendimin e duhur që t’i ndihmojmë kësaj kategorie shoqërore që ka kontribuuar shumë, e ka marrë pak”, tha Kurti për EO.

Me vendim të Qeverisë p?rfituesit e skemave pensionale n? muajin n?ntor do t? p?rfitojn? nga 100 euro shtesë mbi pensionin e rregullt dhe shtesën aktuale.

Kurse përfituesit e skemave sociale n? muajt n?ntor dhe dhjetor do t? p?rfitojn? dyfishin e pagesës s? rregullt dhe shtes?s aktuale, shtes? e cila gjithashtu aplikohet si pjes? e mas?s 3.2 t? Pakos s? Ringjalljes Ekonomike.



Të ndryshme
Më shumë
Rusët nuk duan ta marrin vaksinën Anti-COVID që u prodhua në Rusi28 June 2021
Reagon për herë të parë Bojken Lako pas hyrjes së saj në Big Brother VIP28 October 2021
Franca shtyn përpara integrimin, ndryshimet kushtetuese çelësi për negociatat e Maqedonia e Veriut31 March 2026