Nga Rajoni
16 September 2021
Video skandaloze: Nxënësit shqiptarë ia përmendin organin gjenital mësueses gjatë orës së mësimit

Një video skandaloze është duke qarkulluar në rrjet, ku tregon se ku ka degraduar arsimi në Shqipëri dhe se çfarë kulture po u japim fëmijëve.

Siç shihet dhe dëgjohet në video në një shkollë 9-vjeçare në vend, disa nxënës minorenë që duket se janë jo më shumë se 10 vjeç shajnë dhe fjalë nga më të ndryshmet në sy të mësueses, madje herë pas herë dëgjohet teksa ofendojnë edhe mësuesen në klasë, por kjo e fundit nuk ka asnjë reagim.

Mënyra e komunikimit mes fëmijëve është vërtetë skandaloze dhe një ngjarje e rëndë.

“O nushi je super p****, o zyshe thotë Gëzimi…je *****”- dëgjohet në video. Nuk dihet ende se në cilën shkollë është filmuar kjo video, por mësuesja është lehtësisht e identifikueshme.

Ajo që bie në sy është se nxehësit nuk janë më shumë se dhjetë vjeç, por kanë në duar celularin në orën e mësimit dhe guximin për të komunikuar në këtë lloj niveli. /Reporteri.net./

https://video.gjirafa.com/download-mp4-13



Të ndryshme
Më shumë
Lot e dhimbje: Boshnjakët varrosin edhe nëntë trupa të gjetur nga Masakra e Srebrenicës11 July 2020
Mickoski: Maqedonia zgjedh ekonominë e dijes, themelohet Këshilli për Inovacione23 February 2026
Daçiq – Kosovës: Po ju paralajmërojmë publikisht se nuk do të lejojmë spastrimin etnik të serbëve22 September 2021