Nga Rajoni
26 July 2021
Sot lirohen nga spitali 26 të lënduar në aksidentin në Kroaci, pritet kthimi i tyre

Sot pritet të lirohen nga spitali në Slavonski Brod, 26 persona të cilët mbetën të lënduar nga aksidenti ku vdiqën 10 kosovarë, raporton Epress

Këtë e ka bërë të ditur mjeku Josip Samarxhiq nga spitali në Slavonski Brod.

“Dr. Josip Samadrži? nga spitali në Slavonski Brod na tha se 26 të plagosur në aksidentin e trafikut në 13:30 do të lirohen nga spitali dhe do të dërgohen për identifikim dhe strehim të përkohshëm derisa të merret një vendim përfundimtar nëse ndonjëri prej tyre do të vazhdojë udhëtimin e tyre në Kosovë ose për tu kthyer në Gjermani”, shkruajnë mediat kroate, raporton Express.

Samarxhiq tha se “dy pacientë me rrezik për jetën janë ende në njësitë e kujdesit intensiv dhe gjendja e tyre po monitorohet nga afër dhe i nënshtrohet metodave të kujdesit intensiv”.

“Dje, në orët e paradites, shtatë operacione u kryen te të lënduarit e aksidentit të djeshëm të trafikut, ndërsa gjatë ditës, 20-25 pacientë do të lirohen për trajtim në shtëpi “, tha Samarxhiq.

Tutje, mediat kroate shkruajnë se janë duke u diskutuar disa opsione për transoportin e të mbijetuarve nga aksidenti.

“Zbulojmë se disa opsione transporti po merren në konsideratë për transportin e të mbijetuarve nga aksidenti i autobusit, njëra prej tyre është një fluturim i jashtëzakonshëm charter nga Osijek në Kosovë”, shkruan 24sata.



Të ndryshme
Më shumë
Arrestohen katër persona në Maqedoni për drogë që kushton mbi 70 mijë euro14 September 2021
Robert Berisha kapet mat me modelen e njohur (FOTO) 8 August 2020
Në Prokurori 10 denoncime për shkelje zgjedhore15 July 2020