Nga Vendi
30 July 2021
Zaev: Biseduam me Kasamin për të gjetur kandidatë më të mirë nëpër komuna

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka takuar sot kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në lidhje me zgjedhjet lokale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami u pajtuam që partneriteti i koalicionit tonë do të vazhdojë që të zhvillohet edhe për zgjedhjet lokale. Të bazuar në specifika të ndryshme, i kërkojmë dhe do t’i vërtetojmë kandidatët më të mirë të cilët do të japin rezultat më të mirë për qytetarët tanë” shkruan Zaev.

Zaev më herët është takuar edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe PDSH-së, Menduh Thaçi, për të cilët ka thënë se janë marrë vesh për të shkuar bashkë në zgjedhjet lokale. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Marrëveshje historike në Ministrinë e Mjedisit, rritje pagash dhe përmirësim i kushteve për punonjësit31 March 2026
Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni21 June 2021
Maqedonia çmimet e naftës dhe energjisë elektrike si Gjermania e Zvicra, kurse rrogat si Afganistani23 June 2021