Nga Rajoni
30 July 2021
Ministri Vitia flet për vendosjen e masave të reja anti-Covid në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për mundësinë e përhapjes së variantit Delta në Kosovë.

Vitia ka thënë se varianti Delta tashmë është përhapur në shumë vende të Evropës dhe nuk përjashtohet edhe Kosova, shkruan Reporteri.net.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen, ngase siç është shprehur Vitia, jemi ende shumë larg përfundimit të pandemisë.

Vitia ka folur edhe për mundësinë e vendosjes së masave të reja. Ai ka thënë se për një vendim të tillë do të përcjellin situatën epidemiologjike në vend.

“Ky është një proces dinamik, ne do të përcjellim trendin siç bëjnë edhe shtetet tjera. Në momentin kur kemi situatë të qetë epidemiologjike ne do të zbusim masat, por në momentin kur situata rëndohet do të shohim për veprime të tjera”, u shpreh Vitia në konferencë për media. /Reproetri.net



Të ndryshme
Më shumë
Kuvendi miraton Ligjin për Drejtuesit e Lartë, administratë më profesionale dhe transparente26 June 2026
LSDM pajtohet me propozimin e OBRM-PDUKM-së që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor23 July 2021
Paga mesatare për muajin korrik ishte 28.540 denarë21 September 2021