Nga Bota
26 August 2021
Gjarpri i shpresës, në helmin e tij ka një substancë që ndalon riprodhimin e Covid-19

Një gjarpër që jeton në Brazil, Bolivi, Paraguaj dhe në veri të Argjentinës, ka në helmin e tij një substancë që ndalon riprodhimin e Covid-19.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Molecules”, ka ardhur koha që të mendohet për prodhimin e ilaçeve kundër koronavirusit, pasi është vënë re se helmi i gjarprit “yararacusu” ndalon riprodhimin e virusit.

“Kemi identifikuar një substancë që nuk është toksike për qelizat dhe që ndalon riprodhimin e Covid-19”, tha udhëheqësi i studimit, Eduardo Maffud.

Tashmë, sfida e studiuesve është që të gjejnë dozën e saktë të molekulës për zhvillimin e një ilaçi që do të luftojë Covid-19, për të nisur provat në laborator dhe me kafshë.



Të ndryshme
Më shumë
Vlora Çitaku ngre alarmin për gjuhën e urrejtjes në politikë 9 May 2026
MASH Maqedoni: Aplikimi për akomodim në konviktet për nxënësit përfundon më 15 korrik 5 July 2021
Autobusi përplaset me kamionin cisternë në Arabi, 45 persona të vdekur17 November 2025