Nga Bota
2 August 2021
Pasi ndërroi gjininë, 38-vjeçarja dëshiron të bëjë transplantin e mitrës

Vetëm pak kohë më parë u kthye nga burrë në femë, e tashmë planifikon të kryejë një procedurë e cila nuk është realizuar kurrë tek një grua transgjinore.

Bëhet fjalë për Jessica Alves, e cila ka zbuluar se po planifikon që të bëjë transplantin e mitrës, për të pasur mundësinë që në një të ardhme të ketë fëmijë.

“Unë do të dëshiroja një fëmijë që ka gjenet dhe gjakun tim, dhe kam ngrirë spermën time në mënyrë që ta përdor për IVF (procedurë që përdoret për të ngelur shtatzënë). Gjithçka që doja ishte të isha grua dhe operacioni për ndryshimin e gjinisë ishte dita më e lumtur e jetës time.

Por të kesh një mitër, është akoma edhe më mirë. Do të ndihesha e plotë nëse do të isha në gjendje të lindja”, ka rrëfyer 38-vjeçarja.

Alves shpreson që të bëhet gruaja e parë transgjinore që kryen një transplant të mitrës dhe aktualisht po flet me mjekët për procedurën.

 



Të ndryshme
Më shumë
Sela në Forinë: Do të miratojmë ligj që kazino të ketë brenda hoteleve me pesë yje 6 July 2020
Grubi ironizon me opozitën: I uroj suksese “koalicionit 27”31 August 2021
Zjarrfikësi që i ndihmoi Princeshës Diana pas aksidentit fatal kujton fjalët e saj të fundit23 June 2021