Nga Rajoni
20 October 2021
Petkoviq sqaron se çfarë do të dialogojnë nesër me palën kosovare në Bruksel

Takimi i parë i Grupit Punues të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet nesër në Bruksel, dhe temë e bisedimeve janë targat e automjeteve.

Në këtë takim do të diskutohen opsionet për zgjidhjen e përhershme.

“Të enjten, me 21 tetor, do të mbahet mbledhja e parë e grupi teknik për targat e automjeteve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut. Në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim”.

Rreth takimit të nesërm ka folur edhe drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, raporton Tanjug.

Ai shpjegoi se nuk do të jetë një takim i negociatorëve kryesorë në nivel teknik, por, thotë se bëhet fjalë për ekspertët, siç është rënë dakord në marrëveshjen e nënshkruar më 30 shtator.

“Dhe kjo është për të formuar një grup punues të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe ku të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina, janë të pranishme”.

Petkoviq tha se të dyja palët do të kenë katër anëtarë në grupin punues veçanërisht për çështjet e lirisë së lëvizjes, çështjet e targave.

“Ne po fillojmë me takimin e parë në të cilin do të diskutohet gjithçka e nevojshme për funksionimin e Grupit Punues, e cila është e nevojshme për të arritur një propozim për një zgjidhje që duhet të miratohet në një nivel të lartë më vonë”.

Marrëveshja e arritur në Bruksel që e ka zhbllokuar situatën në veri përmban tre pika, ku në pikën e tretë është paraparë takimi i grupit punues mes dy shteteve.



Të ndryshme
Më shumë
Zendeli: Arsimi do të jetë fokusi jonë kryesor gjatë qeverisjes së ardhshme27 June 2020
Parashikime katastrofike mbi nxehtësinë e përmbytjet pas disa viteve27 September 2021
Princ Leka dhe Blerta bëhen prindër të një djali, e pagëzojnë me emrin Aleksandër11 July 2026