ShowBiz
2 August 2021
Zanfina Ismaili zbulon arsyen e ndarjes nga Faton Shoshi

Para disa vitesh këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili dhe menaxheri Faton Shoshi i dhanë fund lidhjes së tyre. Ata kanë pasur një marrëdhënie të gjatë 11-vjeçare.
Lidhur me shkakun e ndarjes çifti nuk ka pranuar ta tregojë, por tani që kanë kaluar disa vite, Zanfina ka folur për herë të parë. E ftuar në emisionin ‘Mirage’, ajo ka zbuluar se humbja e besimit e çoi këtë lidhje drejt ndarjes.

“Ka zgjatur 11 vjet e gjysmë. Është hera e parë që flas. Edhe në dashuri, çdo fillim është i mirë dhe çdo fund është i hidhur. Kur i vjen fundi i besimit, vjen edhe fundi i lidhjes”, u shpreh Zanfina.
E pyetur nëse pas ndarjes kanë shoqëri, Zanfina e krahasoi ndarjen me një gotë të thyer duke u shprehur se nuk ngjitet më.

“Ne fillimisht kemi qenë shokë për të hyrë pastaj në lidhje. Por ‘u thye gota’ dhe s’mbeti më as shoqëri. Nuk jam pro shoqërisë pas lidhjes”, tha Zanfina.

640 0 5be6005d40b80 600x579

 



Të ndryshme
Më shumë
Fqinji në katin e sipërm i la pa gjumë, çifti hakmerret në mënyrë të “pazakontë”14 September 2021
Samir Mane dhuron 30 poltronë tek pavioni i Onkologjikut në Tiranë15 December 2025
iPhone 12 i artë që kushton 24 mijë dollarë 3 August 2020