Nga Vendi
3 August 2021
Zaev: 13 vatra aktive të zjarrit, presim ndihmë nga Serbia dhe NATO

Kryeministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook, ka njoftuar se në RMV aktualisht ka 13 vatra aktive të zjarrit, shumica të lokalizuara.

Zaev tha se po intervenohet me dy helikopterë të Armatës, ndërkaq pritet që katër helikopter të vijnë si ndihmë nga Serbia derisa vazhdojnë komunikimet me vendet e NATO-s për ndihmë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mëngjesin e sotëm dy helikopterë po marrin pjesë intenzivisht në shuarjen e zjarreve. Në çdo moment presim të na bashkohen edhe katër të tjerë, si ndihmë nga Republika e Serbisë. Jemi në komunikim intensiv me aleatët tanë të NATO -s në rajon të cilët janë zgjuar dhe gati për të ofruar ndihmë në përputhje me kushtet në terren”.

“Aktualisht, 13 zjarre janë aktivë, shumica janë lokalizuar, Koçani është nën kontroll, ndërsa luftë më intensive me zjarrin po zhvillohet rreth Staro Nagoriçanit”, shkruan mes tjerash Zaev./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ceca e quajti “vogëlushe”, por këngët e albumit të Duas u dëgjuan 2 miliardë herë31 July 2020
Ngritet kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Komunës së Strumicës 4 December 2025
Zaev: Nuk është e vërtetë që dikush i dha dikujt disa “bomba” për të qenë i fuqishëm14 September 2021