Nga Rajoni
1 May 2026
Berisha dhe Mediu takojnë Mesiç në Zagreb, fokus te Kosova dhe kritika ndaj situatës në Shqipëri

Në kuadër të Forumit të International Democrat Union në Zagreb, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilluan një takim me ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesić.

Gjatë takimit, Berisha dhe Mediu e vlerësuan Mesic si një mik të vjetër të shqiptarëve, duke e falënderuar për mbështetjen e tij ndaj Pavarësisë së Kosovës dhe për kontributin e Kroacisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Berisha, në këtë takim, u shpreh kritik ndaj zhvillimeve aktuale në Shqipëri, duke theksuar se vendi, ndryshe nga Kroacia që është pjesë e Bashkimit Evropian, sipas tij ka shënuar regres në disa fusha. Ai përmendi korrupsionin, krimin e organizuar dhe mungesën e zgjedhjeve të lira si faktorë që kanë ndikuar në ngadalësimin e procesit të integrimit europian.

Nga ana e tij, ish-presidenti Mesic u shpreh se shqiptarët duhet të ndjekin rrugë demokratike për të përballuar sfidat dhe për të tejkaluar vështirësitë me të cilat përballet vendi.



Të ndryshme
Më shumë
Deputetët në Maqedoni, 30 ditë për listat anketuese 6 August 2020
8 milion rrufe në ditë godasin Tokën, ngrohja globale ndikim tek to 1 July 2021
Kërkesa për kufizim ligjor të rrjeteve sociale për fëmijët, rritet shqetësimi për ndikimin negativ12 April 2026