ShowBiz
3 August 2021
Ceca krenohet që në Shqipëri dëgjohen këngët e saj me zë të lartë...

Këngëtarja Ceca është rikthyer sërish në vëmendje duke krijuar polemika për faktin se gjatë këtij sezoni veror, këngët e saj po dëgjohen me të madhe në Shqipëri.

Numri në rritje i turistëve serb e ka bërë të veten, ndonëse ‘gisht’ duken të kenë edhe pronarët e resorteve që kanë shtuar në listën e tyre këngët e këngëtares së turbo-folkut serb të ndërlidhur me krimin dhe mafian.

E fenomeni i dëgjimit të muzikës së Cecës, bashkëshortes së kriminelit çetnik famëkeq Arkan, është përhapur edhe nëpër festa të tjera, në Shqipëri.

Këngët e saj dëgjohen në një anije duke bërë që Ceca të reagojë.

Ajo e ka rishpërndarë videon me lokacion Shqipërinë duke vendosur një zemër në Instagramin e saj.

Me gjasë, për një të ashtuquajtur këngëtare që bën muzikë pa asnjë vlerë duhet të jetë edhe e habitshme që muzika e saj të dëgjohet përtej tregut të saj serb, tragjikisht në Shqipëri.



Të ndryshme
Më shumë
Gjarpri tmerron blerësit duke rrëshqitur përgjatë raftit të erëzave në supermarket18 August 2021
Moti me diell, temperatura deri më 35 gradë10 July 2020
Arsovska: Kundërkandidati im në këto zgjedhje ishte edhe kryeministri në ikje31 October 2021