Nga Vendi
10 September 2021
Nuredini: Është e dyshimtë se si zjarri u përhap shumë shpejt

oordinatori i spitalit Covid në Tetovë, dr.Gëzim Nuredini ka theksuar se është e dyshimtë se si zjarri në këtë spital modular natën e së mërkurës është shpërndarë me shpejtësi të madhe, edhe ate për jo më pak se 5 minuta.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një prononcim për TV24, duke shprehur doza dyshimi.

“Pasi që ndodhi zjarri, ne menjëherë u informuam dhe tërë klinika ishte para këtij spitali modular dhe gjithçka zgjati prej 3 – 5 minuta,

dhe se në atë kohë janë evakuuar pacientë, por për një kohë të shkurtër tymi kaploi hapësirat. Është e dyshimitë se si zjarri u përhap shumë shpejt”, theksoi dr.Nuredini.

(INA)



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e re të hënën propozohet në Kuvend22 August 2020
Prokuroria e Bullgarisë: Të mbijetuarit janë në gjendje të rëndë psiqike, ende po hetohet nëse ka pasur shpërthim23 November 2021
Kasami: Gjatë mandatit tim, afër 300 mësues morën vendime të përhershme pune 9 November 2025