Nga Vendi
3 August 2021
Nga e premtja pritet mot më i freskët në Maqedoni, njoftojnë nga DPHM

Moti deri të enjten do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, ndërkaq do të aktivizohet edhe faza portokalli për shkak të temperaturave të larta, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Posaçërisht nxeht pritet të jetë të enjten, ku pritet të fryjë erë e përforcuar në drejtimin jugor. Gjatë mbrëmjes të së enjtes dhe të premten do të ketë kushte për shi lokal, vetëtimë dhe erë të përforcuar, ndërsa temperaturat pritet të bien për 3 deri 5 gradë.

Për nesër dhe pasnesër në disa pjesë të vendit temperaturat pritet të arrijnë 42 gradë Celcius, ndërsa të premten dhe gjatë fundjavës 38 deri në 39 gradë Celsius.



Të ndryshme
Më shumë
Çlirim Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde25 September 2026
Moti sot në Maqedoninë e Veriut27 September 2021
Gati gjithçka për ndërtimin e shkollës në Reçicë të Vogël24 June 2020