Nga Bota
4 August 2021
Ndizte zjarr në Itali, arrestohet në flagrancë shqiptari 25-vjeçar

Një shtetas shqiptar dhe një italian kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për zjarrëvënie të qëllimshme në Troina të Siçilisë.

Mediet italiane bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë 25-vjeçari shqiptar dhe një 80-vjeçar italian, të dy fermerë të zonës.

Të dy fermerët akuzohen se kanë ndezur disa vatra zjarri rreth zonës aty pranë.

Veprimi i tyre u ndërpre nga Karabinierët, të cilët patrulluan zonën që bashkon krahinat e Enna dhe Messina.

Shqiptari pasi pa praninë e efektivëve u përpoq të arratisej, mirëpo menjëherë u kap nha karabinierët.

Nga kërkimi i mëvonshëm disa mjete u gjetën në vend, të përbëra nga bombola të vogla që përmbanin karburant dhe ndezës të ndryshëm.

Zjarret e përhapura në të gjithë rajonin e Sicilisë rrezikojë disa banesa në qytetin e Catanias, ku dhjetëra banorë janë evakuuar dhe aeroporti ka mbylluar fluturimet.

Deri më tani, fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar por vetëm për dëme materiale.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev propozon zgjedhjet lokale të mbahen më 21 tetor, pritet prononcimi i partive politike21 July 2021
Ardi Behari emërohet drejtues i Sektorit të Edukimit në FSHF18 March 2026
Dua Lipa uron nënën për ditëlindje: Faleminderit për çdo sakrificë që ke bërë për neve29 June 2021