Nga Bota
4 August 2021
Tërbohet i riu, ngacmon seksualisht stjuardesat dhe godet me grushte stafin e avionit

Pasagjerët e një avioni që po udhëtonte për në Florida janë bërë protagonistë të një episodi aspak të hijshëm.

Mediat e huaja shkruajnë se 22-vjeçari Maxwell Berry, teksa piu disa gota me alkool nuk mund të përmbante veten.

Djali u fut në tualet, e sapo doli nga aty filloi të bërtasë e të terrorizojë pasagjerët. Ai nisi të ngacmonte seksualisht dy stjuardese dhe i preku ato në vendet intime.

Më pas i riu goditi me grusht një pjesëtar personeli të aeroplanit. Për të neutralizuar 22-vjeçarin është dashur ndërhyrja e pasagjerëve të tjerë, të cilët e kanë lidhur në sedilje dhe i kanë kërkuar të qetësohet.



Të ndryshme
Më shumë
U shfaq duke u puthur me një vajzë, Sara Kolami “zhduk” Drilon Ramën nga rrjetet 6 May 2025
Bllokohet Snapchat, aplikacioni del jashtë funksionit30 July 2021
Andin Hoti i përgjigjet Velko Odaloviqit: Dëshira për masakra është ende në gjakun tuaj!17 August 2021