Nga Bota
30 July 2021
Bllokohet Snapchat, aplikacioni del jashtë funksionit

Aplikacioni Snapchat thuhet se është jashtë përdorimit në disa vende të botës për miliona përdorues.

Problemet u raportuan për herë të parë mëngjesin e sotëm fillimisht në Britani të Madhe, e më pas edhe në disa shtete të tjera.

Snapchat reagoi duke pranuar problemet me rrjetin social për një pjesë të përdoruesve dhe njoftoi se po punonin për ta rikthyer në funksionalitet.

Snapchat këshilloi përdoruesit që të përditësojnë manualisht aplikacionin në App Store nëse problemi vijonte. Duket se ky problem vazhdoi edhe për disa orë.



Të ndryshme
Më shumë
Nis protesta në Shkup në mbrojtje të krerëve të UÇK-së, pamje nga sheshi "Skënderbeu"13 December 2025
Moti me diell dhe shumë i ngrohtë, temperatura deri në 41 gardë24 June 2021
MPB paralajmëron për mashtrimet me “Safe City”: Mos hapni linqet e dyshimta11 August 2026