ShowBiz
6 August 2021
Goran Bregovic shijon jugun e Shqipërisë, pushon me Richard Grenell

Këngëtari serb Goran Bregoviç, i cili është bërë simbol bojkoti në ditët e fundit në Shqipëri për shkak të ftesës që ka marrë për të qenë në Festën e Birrës së Korçës, ka ardhur të shijojë edhe plazhet e vendit tonë. Ish-i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është fotografuar në një varkë me Bregoviç.

Fotoja e mëposhtme vjen nga brigjet e Jalës, aty ku Grenell po pushon prej disa ditësh dhe është publikuar nga drejtuesi i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi.

Në foto duket Grenell dhe biznesmeni Irfan Hysenbelliu që është një nga sponsorët e Festës së Birrës që është planifikuar të mbahet nga data 18-22 gusht, në Korçë. P

or, Dosja.al ka mësuar se atyre iu është bashkuar edhe këngëtari serb Goran Bregoviç.



Të ndryshme
Më shumë
Zvicra publikon statistikat: Algjerianët të parët për krime, por ja ku listohen shtetasit e Kosovës dhe Maqedonisë 8 October 2026
Modelja ruse i kërkon fëmijë Don Xhonit12 October 2021
Vuçiq: Nuk do të presim dikënd të vendos për të ardhmen tonë29 July 2021