ShowBiz
6 August 2021
Çfarë e kishte pyetur Goran Bregoviç kriminelin Radovan Karaxhiçin?

Shkruan: Emin Azemi

Tani që po shkon në Korçë, i ftuar të merr pjesë në Festën e Birrës, atij mund t’i bëhen pyetje shtesë mbi takimin me Karaxhiqin.

Nga ai mund të kërkohet edhe ndonjë sqarim shtesë mbi këngën “Kallashnjikov, e cila u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Vojislav Sheshelit e “tigrave” të Arkanit.

Kjo nuk është hera e parë që Bregoviqi do të dalë para publikut në Shqipëri. Ai kishte mbajtur koncert të madh në Tiranë në vitin 2014 kur edhe kishte marrë çmimin “Çelësi i Tiranës” në atë kohë nga Edi Rama i cili ishte kryetar i bashkisë.

Goran Bregoviqin nuk e kemi patjetër ta urrejmë që të tregojmë sa patriotë jemi (sepse jo pak shqiptarë i dëgjojnë këngët e tij dhe të Cecës së Arkanit), por e pakta që mund të bëjmë do të ishte që të mos e ftojmë në ndonjë event shqiptar.



Të ndryshme
Më shumë
Analisti nga Shqipëria për Bregoviqin: Na lini të qetë, kush ka qejf patriotizmin, Beogradin e ka afër 9 August 2021
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës27 December 2025
SHBA-ja dhe BE-ja dënojnë kërcënimin fizik ndaj Vjosa Osmanit11 July 2020