Nga Vendi
2 July 2020
Komisioni për Sëmundje Infektive vendos nesër nëse do të mbyllen sërish kufijtë me Kosovën dhe Serbinë

Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me gjendjen me koronavirusin në fqinjësi, Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e nesërme do të shqyrtoj vendosjen eventuale të regjimit në kufirin me Serbinë dhe Kosovën. Nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së vendkalimeve kufitare me këto dy vende.

“Komisioni për Sëmundje Infektive në mënyrë aktive e vëzhgon situatën epidemiologjike me virusin Korona në vendet fqinje dhe rajon dhe kthimi eventual i masave do të jetë në drejtim të prevenimit të rrezikut potencial ndaj shëndetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Infektive, Ministra e Shëndetësisë do të njoftoj për vendimet e Komisionit.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar mbi dy mijë qytetarë22 June 2021
Mickoski: Ekonomia e vendit ka shënuar rritje 5 July 2025
Muçiqi për foton e tij me uniformë të UÇK-së: Mburrem që e kam 3 September 2021