Nga Rajoni
6 August 2021
Nusja futet gjatë natës në shtëpinë e vjehrrës dhe e bën për spital

Një 30-vjeçare me iniciale K.M. është shpallur në kërkim nga policia pasi gjatë orëve të natës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës duke e bërë për spital.

Për pasojë kjo e fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armathë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Të ndryshme
Më shumë
Haradinaj: Provokimet serbo-ruse në kufi e dëshmojnë të vërtetën kriminale të ish-regjimit27 September 2021
Shërbimi inteligjent godet rrjetin propagandistik pro-rus në Maqedoni, shpërndanin materiale raciste dhe ksenofobike 1 October 2026
“Paguhem 2500 euro në muaj, 400 më shkojnë për qera” – flet një nga shoferët e kamionëve në Gjermani21 October 2021