Nga Bota
6 August 2021
Detaje tronditëse nga vrasja e Caroline, burri ishte në lidhje me një transgjinor në Greqi: Ishte i dhunshëm

Të tjera detaje shokuese kanë dalë për pilotin brek, Babis Anagnostopoulos, që vrau në mënyrë mizore bashkëshorten e tij 20-vjeçare, Caroline, në sy të foshnjes 11-muajshe, dhe më pas fshehu krimin. Të tjera hetime janë zbardhur nga vrasja e Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, i cili prej 1 muaji u shtir se në banesën e tyre kishte ndodhur një grabitje.

Mediat greke shkruajnë se piloti grek, Babis Anagnostopoulos, kishte marrëdhënie seksuale me një të njohur transgjinor në sheshin Syggrou.

Sipas tyre, këto kontakte nuk u ndërprenë as pas njohjes së pilotit me gruan.

“Emanuela”, transeksualja e njohur pohon se marrëdhëniet e saj me pilotin vrasës ishte e dhunshme, pasi Anagnostopulos pëlqente të përdorte pranga. Madje shtoi se kishin shpërndarë me njëri-tjetrin edhe foto intime.



Të ndryshme
Më shumë
Si manifestohet varianti Delta te fëmijët?25 August 2021
Varianti “Mu” i Covid-19 arrin në Zvicër 6 September 2021
Kazermat në Petrovec dhe Kumanovë do të kalojnë në ngrohje me gaz natyror 9 July 2021