Nga Vendi
9 September 2021
Në mesin e viktimave në Tetovë edhe një mjek!

Mëngjesin e sotëm u njoftua që në mes të viktimave nga zjarri i rëndë në spitalin Covid të Tetovës nuk është gjetur asnjë nga pala e bluzave të bardha.

Por me sa duket ky njoftim nuk ka qëlluar i vërtetë, pasi news33 ka mësuar se mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën edhe një mjek i quajtur Ferdi Saciri.

Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e afërm të tij, të cilët kanë përlotur me fjalët e ndjera. Mjeku i ndjerë pak kohë më parë kishte kaluar edhe Covid-19, një betejë që e kishte fituar, por këtë ngjarje të rëndë të mbrëmshmen jo./ora24.tv 



Të ndryshme
Më shumë
Gjakovë: Babai ndalohet për 48 orë për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur 8 April 2026
Dita e katërt e fushatës për zgjedhjet lokale 2025 2 October 2025
Inter 2-0 Napoli, nota e Elseid Hysajt dhe të tjerëve29 July 2020