Nga Vendi
9 August 2021
Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni

Numri i infektimeve me COVID-19 në Maqedoni rritet çdo ditë, ndërsa në mesin e muajit gusht do të hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese.

Sipas të dhënave të djeshme të publikuara nga Instituti për Shëndet Publik, janë kryer 6.383 testime, ndërsa janë regjistruar 389 raste të reja.

Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka arritur në 1994, prej të cilëve më shumë janë në Shkup (603) dhe Tetovë (572), ndërsa më pas në Gostivar (221), Kumanovë (145), Kërçovë (73) dhe qytete tjera.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV ka arritur në 158.025, prej të cilëve 150.524 janë shëruar, ndërsa 5.507 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë: Tre të rinj të arrestuar për shkelje të rënda në trafik11 July 2026
Rama: S’kemi pse presim BE për të bashkëpunuar, konflikti Kosovë-Serbi nuk duhet ta mbajë peng rajonin 2 July 2021
Valon Syla: 132 viktima ndërsa Vitia del para mediave i rrezitun30 August 2021