ShowBiz
9 August 2021
Dedikimi prekës i Ramë Lahajt për nënën e ndjerë: Pa buzëqeshjen tane unë jam krejt i vyshkun

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj, ka prekur zemrat e të gjithëve me një dedikim emocionues për nënën që i vdiq para dy ditësh.

Ai shkruan se si akoma nuk mund ta besojë vdekjen e saj, teksa thotë se për një moment mendoi se do të ktheheshin bashkë në shtëpi.

Postimi i tij i plotë:

Nenë, u çova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dasht me ardhë me t’pa nder vorre. Erdha para sabahut, n’6. Ritmin që ma ndjellë edhe mua për të më përcjelle edhe sot e kësaj dite, po ti sot një llaf s’ma bone. Se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove. Nanë, kam mëndu që për asnjë arsye në jetë nana se len fminë pa hangar. As gabel s’ma the e as kryet s’ma përkëdhele. As nuk me buzëqeshe si dikur. E pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun. Eh moj nanë magari qe jam, për një moment mendova që muj kthehemi bashkë n’shpi. Fmi hesapi.

“Gabeli jot”



Të ndryshme
Më shumë
Pas 11 vitesh martesë, aktorja e njohur turke bëhet nënë për herë të parë21 October 2026
Lajmi më i mirë i ditë: Asnjë rast me COVID - 19 në Tetovë29 August 2020
Kreu I BFI-Së Shaqir Fetahu I Infektuar Me Kovid-1930 July 2020