Nga Rajoni
9 August 2021
“Pushtojnë” bregdetin shqiptar, “Blic” thirrje serbëve: Blini masivisht prona, janë shumë lirë!

Dyndjes së madhe të qytetarëve serb në bregdetin shqiptar, media serbe “Blic” i ka kushtuar një vëmendje të madhe.

Sipas kësaj media, bregdeti shqiptar, tashmë nuk shihet për qytetarët serb vetëm si një vend ku dëshirojnë të pushojnë, por edhe për të investuar.

Blic” bën një krahasim të bregdetit shqiptar me atë të Malit të Zi në periudhën kur rusët paguanin shtrenjtë për çdo metër katror që mund të blinin atje.

“Shqipëria ofron çmime të lira jo vetëm për të pushuar, pro edhe për të investuar. Kohët e fundit qytetarët kanë nëj dëshirë të madhe që të blenë prona pranë bregdetit ose dhe fare pranë tij”, shkruan “Blic”.

Vendi ynë sipas tyre konsiderohet si një mundësi e mirë investimi, pasi  “30 metër katror në breg të detit mund të blihen me 20 mijë euro”,  një çmim i mirë krahasuar me vendet e tjera, si Turqia, Mali i Zi apo Kroacia.



Të ndryshme
Më shumë
Ligji i ri: Veturat nga këto shtete nuk kanë më nevojë për homologim17 June 2021
Regjistrimi në Maqedoni: Për një ditë janë regjistruar mbi shtatë mijë mërgimtarë24 March 2021
Eurostat: Që nga nëntori Shqipëria me rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë23 June 2021