ShowBiz
10 August 2021
Brenda çantës mbretërore, çfarë mban gjithnjë me vete Mbretëresha Elizabeth

ë shohësh Mbretëreshën e Britanisë pa një çantë dore me vete është shumë e rralë dhe njerëzit janë kureshtarë se çfarë ajo mban me vete. Ekspertë që merren me familjet mbretërore,  zbuluan sendet që monarku nuk i ndan kurrë nga vetja.

Mbretëresha mban gjithmonë biskota për qentë e saj dhe një fjalëkryq të shkëputur nga ndonjë gazetë kur ka mjaftueshëm kohë, si edhe një brisk xhepi që i kujton fëmijërinë. Por, ashtu si çdo grua tjetër, në çantën e saj ndodhet gjithnjë buzëkuq dhe pasqyrë. Shto këtu edhe një pako me mente, një palë syze leximi, një stilograf si edhe ëmbëlsues për pijet e saj.

Një send i pazakontë që Mbretëresha mban me vete është një grep për çantën. Ajo e vendos atë në mënyrë diskrete në tavolinën ku qëndron për të pasur më të lehtë të marrë çfarë i nevojitet pa e larguar çantën e çmuar nga vetja.

Përveç kësaj, çanta e Mbretëreshës ka edhe një funksion tjetër pasi jep sinjale të fshehta për stafin e saj. Ndërrimi i çantës nga një dorë në tjetrën nënkupton se ajo është gati për t’u larguar nga bashkëbiseduesi i saj, ndërsa vendosja mbi tavolinë do të thotë se dëshiron të largohet nga eventi.



Të ndryshme
Më shumë
Shpulla ndaj Gjestit, Jozi rrëfehen ndjesitë që përjetoi tek Goca dhe Gra18 May 2025
BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok17 June 2021
Letra e Kallashnikov, krijuesit të “AK-47” para vdekjes: Jam penduar për armën që e shpika21 July 2021