Nga Vendi
11 July 2020
Kohë më parë deputetja Mesila Doda i replikonte Mukit: ‘Për Iliridën nuk më ndalojnë të flas sllavët, e as dhëndurët e sllavëve”

Kohë mëparë deputetja e parlamentit të Shqipërisë Mesila Doda deklaronte se Maqedoninë nuk e njeh si shtet dhe nëse dikush i thotë FYROM apo Maqedoni ajo i thotë Iliride, nga kjo deklaratë e deputetes u ndje i fyer deputeti shqiptar i LSDM-së Muhamed Zekiri ku në një replikë të tij e krahasoi me partinë e Amdi Bajramit, shkruan InfoShqip.

Partia e saj është e vogël me 1, 2 deputet e njejtë si partia e Amdi Bajramit. Ajo me shet patritoizem, kush është ajo zonjë. Ajo nuk i ndihmon shqiptareve ajo i ndihmon VMRO-DPMNE-së, theksoi Zekiri.

Por në atë kohë deputetja Mesila Doda i replikoi përsëri Mukit, ku ndër tjerash i tha se për Iliridën se ndalojnë dot të flasi as sllavët as dhëndurët e sllavëve.

 

Unë nuk merrem me polemika personale. Jam ligjvënëse e Kuvendit të Shqipërisë. Rrënjët e mia janë në Iliridë, prandaj për Iliridën nuk më ndalojnë të flasë as sllavët, as dhëndurët e sllavëve, përfundonte deputetja Mesila Doda në atë kohë. /InfoShqip.com



Të ndryshme
Më shumë
Prokuroria nis hetim ndaj një 23-vjeçare, dyshohet për keqtrajtim të foshnjës së saj gjashtë muajshe11 November 2025
BDl – Gostivar, beteja vazhdon deri në fitoren e 31 tetorit19 October 2021
Dasma me makina luksoze dhe të zhurmshme që zgjati katër ditë shqetëson banorët, ata lajmërojnë policinë 5 July 2021