Sport
2 July 2020
Zyrtare: Real Madridi konfirmon shitjen e Achraf Hakimit te Interi

Është zyrtarizuar më në fund marrëveshja mes Inerit dhe Real Madridit për mbrojtësin maroken Achraf Hakimi.

Pas dy viteve të kaluara si i huazuar në Borussia Dortmund, Hakimi është shitur përfundimisht te Interi.

 

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Real Madridit për shitjen e lojtarit.

“Real Madrid dhe Inter Milan kanë rëndë dakord për shitjen e Achraf Hakimit”.

“Klubi dëshiron ta falënderojë Achrafin për të gjitha këto vite përkushtim, profesionalizëm dhe sjellje shembullore që kur erdhi në akademinë tonë në vitin 2006 dhe i uron fat të mirë në fazën e tij të re”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Hakimi do t’i bashkohet Interit për 40 milionë euro, ndërsa Neroazzurët do të paguajnë edhe pesë milionë të tjera bonuse.

Lojtari ka nënshkruar kontratë afatgjate me Interin deri në qershor të vitit 2025. /Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
Osmani: Me Serbinë nuk do të bisedojmë asnjëherë për integritetin territorial dhe statusin e Kosovës15 September 2021
Maqedonia me gati 141 mijë raste diabeti, një e treta të padiagnostikuar14 November 2025
DW: Energjia së shpejti e papagueshme?25 October 2021