Nga Bota
13 August 2021
Njihuni me personin e vetëm në botë që ka të drejtë të vozisë pa patentë shoferi

Patenta e shoferit është një dokument që dëshmon aftësinë për të drejtuar kategori të caktuara të automjeteve. Por, dikush nuk ka nevojë për të.

Një person ka privilegjin që për shkak të statusit të tij të mos ketë nevojë të ketë patentë shofer për të drejtuar një veturë në mënyrë të ligjshme.

Kjo është pikërisht ajo që ligjet angleze e lejojnë Mbretëreshën e tyre të vozisë pa patentë shofer.

Sipas ligjit, askush nuk ka arsye që Mbretëreshës t’i kërkojë patentë shoferin nëse e sheh atë pas timonit.

Pra, nëse ajo vendosi të drejtojë një veturë vetë, ajo duhet ta bëjë këtë, pa asnjë pengesë ligjore.

Dhe për t’i bërë gjërat më mirë, vetura e përdorur nga Mbretëresha e Anglisë as nuk ka nevojë të regjistrohet, dhe kështu nuk ka licencë, transmeton telegrafi.

Mbretëresha nuk ka nevojë as për një pasaportë dhe nuk e kishte kur udhëtoi në secilën nga 116 vendet që vizitoi gjatë jetës së saj.



Të ndryshme
Më shumë
Pritjes së ëmbël i vjen fundi, Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë22 August 2020
Qeveria e Maqedonisë i ndan Georgievskit 30 mijë euro shpërblim për garat olimpike28 July 2021
Mickoski nga Mynihu: Integrim evropian po, por me dinjitet dhe pa bllokada politike14 February 2026