Nga Rajoni
13 August 2021
Qytetarët e Tiranës: Bregoviq të vijë në Korçë dhe të këndojë, nuk e lëmë pa marrë pjesë

Debati i fundit rreth pranisë së artistit serbo-kroat Goran Bregoviq në festën e Birrës, duket se është përqendruar në rrjetet sociale dhe ka përfshirë një grup njerëzish, ndërsa një pjesë e madhe e ndjek atë nga larg.

Qytetarët e Tiranës të pyetur për temën shprehen se arti nuk duhet të ngatërrohet me politikën dhe se njerëzit duhet të jenë mendjehapur për fqinjësi të mirë dhe për një të ardhme të paqtë e me prosperitet.

Nisur nga përvoja 15-vjeçare, janë në numër të madh qytetarët e Tiranës që mbushin sheshet e Korçës gjatë ditëve të festës së birrës dhe kështu pritet të jetë edhe sivjet, kur prenotimet në shumë bujtina e hotele janë kryer.

“Ai duhet të vijë këtu dhe të këndojë, edhe në kohën e Enverit kanë ardhur që ishte diktaturë. Sot kemi demokraci dhe bëjmë politikë kundër një vendi tjetër për një këngëtar”, ka thënë njëri nga ta.

Gjatë 5 netëve do të ketë aktivitete të shumta, koncerte, argëtim dhe natyrisht birrë të të gjitha llojeve. Korça tashmë e ka kthyer gushtin në festë e ku bashkohen të gjithë shqiptarët por edhe turistë

 



Të ndryshme
Më shumë
Ngjarja e rëndë/ Prokuroria nis hetimet ndaj sekteve fetare 4 July 2020
Mickoski paralajmëron masa të reja: Mund të rikthehet ngrirja e marzhës deri në fund të vitit nëse vazhdon rritja e çmimeve14 May 2025
Krejtësisht nudo në rrugët e qytetit, prokurori në gjendje të dehur del për të blerë birrë14 September 2021