ShowBiz
17 August 2021
Fifi : Më keni lodhur, apo po ua ha bukën?

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Fifi, gjatë vitit të kaluar bëri të ditur se hoqi plot 15 kilogramë.

Ajo ka bërë një ndryshim drastik në dukje, gjersa është komentuar mjaft shumë për linjat trupore.

Krijuesja e hitit “Maniak i dhimbjes” së fundmi kërkoi ndihmë prej ndjekësve duke i pyetur se si mund të marrë rreze dielli, pasi është shumë e bardhë.

Në mesin e përgjigjeve që pranoi, Filloreta Raçi (emri i vërtetë) pranoi një mesazh nga një ndjekëse që kishte të bënte me peshën e saj.

“Fifi, e dashur dukesh sikur ke shtuar peshë sërish apo e kam gabim?”, është mesazhi që ka pranuar.

“A e di sa mesazhi më vjen me këtë lloj komenti. Ç’punë keni me a kam shtuar apo hequr. A mos jeni duke më mbajtur në shpinë? Apo po ua ha bukën? Se na lodhët. Tmerr”, u shpreh Fifi.

Siç thekson, artistja duket se ka marrë shumë mesazhe të tilla që tanimë i janë bërë edhe të bezdisshme.



Të ndryshme
Më shumë
Funeralet e çuditshme në botë: Kinezët marrin striptiste në varrim për të rritur pjesëmarrjen e ‘xhematit’17 September 2021
Prej nesër obligative posedimi i pajisjeve dimërore në automjete14 November 2020
Arben Fetai mohon përçarjet në Aleancë, synohet krijimi i VLEN-it si subjekt i vetëm politik 2 March 2026