Nga Vendi
17 August 2021
Tetovë-Gostivar, shkelen vendimet për izolim për shkak të koronavirusit

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftoi se gjatë ditës së djeshme në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë kryer kontrolle për personat me vendim për izolim për shkak të koronavairusit.

Zyrtarët e policisë ka konstatuar se gjithsej pesë persona kanë shkelur vendimin për izolim dhe janë larguar nga vendi.

“Janë kryer kontroll ndaj personave të cilëve iu është dhënë vendim për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kështu që është konstatuar se A.I. (33) nga Sellca e Tetovës, Q.M. (55) nga Tetova, një i mitur nga Reçica e Madhe, S.M. (52) nga Tetova dhe N.B. (29) nga Gostivari nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre, gjegjësisht janë larguar nga vendi. Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të paraqiten parashtresat adekuate sipas nenit 206 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Arrestohen katër persona në Maqedoni për drogë që kushton mbi 70 mijë euro14 September 2021
Shisnin drogë në disa qytete të Maqedonisë, kallëzim penal ndaj 21 personave 1 October 2026
Familjarët e të zhdukurve i bëjnë thirrje Bashkisë së Korçës të mos lejojë pjesëmarrjen e Bregoviqit në festivalin e birrës13 August 2021