ShowBiz
18 August 2021
Estrada e vaksinuar, japin mesazhe e bëjnë thirrje që çdo qytetarë të vaksinohet

Një pjesë e madhe e figurave publike të estradës janë vaksinuar, ndërsa gjithë kohës po u bëjnë thirrje qytetarëve që ta bëjnë edhe ata një gjë të tillë për të mos çuar vendin në mbyllje sërish.

Ndonëse ka një pjesë goxha të mirë që ende vazhdojnë të mos besojnë në virus, e kjo ka shtyer edhe më shumë që figurat publike të japin mesazhe ndërgjegjësuese rreth vaksinimit, krahas thirrjeve të shumta të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Një pjesë e madhe e estradës shfrytëzuan edhe rrjetet e tyre sociale, ku publikuan fotografi gjatë momentit të vaksinimit.

Madje, ka një javë që është nisur edhe kampanja për vaksinim, ku në të janë përfshirë yjet e estradës, për të dhënë mesazhe e bërë thirrje për t’u vaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë për “Reporteri.net” tregoi se kanë qenë vet këto personazhe që kanë shprehur interesimin të jenë pjesë e kësaj fushate për vaksinim, e  që gjithçka nga ana e tyre është ofruar falas.

/Reporteri.net/



Të ndryshme
Më shumë
Mbiemri sekret i fëmijëve të Princit William dhe Kate Middleton: Ja pse në shkollë quhen ndryshe! 8 October 2026
Rama: Ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së Tetovës 9 September 2021
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve 1 May 2025