Nga Vendi
9 September 2021
Rama: Ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së Tetovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për të gjitha familjet e viktimave nga zjarri tragjik në spitalin-covid të Tetovës.

“MIRËMËNGJES dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, zyrtarisht janë konfirmuar dhjetë viktima, ndërsa sot pritet të ketë detaje tjera në lidhje me zjarrin.

Mbrëmë është mbajtur mbledhje e Shtabit të Krizës në Tetovë, por nuk ka pasur vendim konkret. Ndërsa sot në ora 10, Qeveria e RMV-së do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.



Të ndryshme
Më shumë
Ambasada e Shqipërisë reagon ndaj spekulimeve: Takimi i Presidentit me partitë shqiptare në RMV, veprim thjesht institucional12 February 2026
Kush është mashkulli që u pa pranë Leonora Jakupit gjatë pushimeve në Turqi16 September 2021
OBRM-PPDUKM: Me rritjen e çmimit të derivateve të naftës, Zaev do të merr nga 54 milionë euro nga qytetarët dhe firmat24 June 2021