Nga Bota
18 August 2021
Papa Françesku e konsideron vaksinimin “gjest të dashurisë”

Papa Françesku u ka bërë thirrje njerëzve që të vaksinohen kundër koronavirusit, duke thënë se ata ofrojnë shpresë për dhënie fund të pandemisë.

“Falë Zotit dhe punës së shumë personave, ne tani kemi vaksina që na mbrojnë nga koronavirusi”, ka thënë udhëheqësi i 1.2 miliard katolikëve përmes një video-mesazhi.

“Vaksinimi është rrugë e thjeshtë, por e mrekullueshme për promovim të së mirës së përbashkët dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit, sidomos atyre që janë më të cenueshën. I lutem Zotit që secili të mund të kontribojë përmes gjestit të vogël të dashurisë”, ka thënë Papa 84-vjeçar.

Vaksinat kundër koronavirusit janë të qasshme në shumë vende të pasura, mirëpo hezitimi dhe mosbesimi për to ka rezultuar me shumë persona të pavaksinuar.

Shumë kombe të varfra, në anën tjetër, kanë qasje të kufizuar në vaksina.

“Vaksinat na japin shpresë për dhënie fund të pandemisë, mirëpo vetëm nëse janë të qasshme për të gjithë dhe nëse punojmë së bashku”, ka thënë Francis, i cili njihet për promovim të barazisë shoqërore dhe ekonomike.

Papa është vaksinuar në muajin mars.

Ai e ka përshkruar vaksinimin si “gjest të dashurisë”.

“Dashuri për veten, për familjet dhe shoqërinë dhe dashuri për të gjithë njerëzit”, ka thënë ai./

REL/



Të ndryshme
Më shumë
Fusha e Tearcës përfiton sistem të ri ujitjeje me mbështetje nga Bashkimi Evropian13 November 2025
Aziri: Jam i lumtur se do të votojmë për kryeministrin shqiptar28 January 2024
Mexhiti: Çarshia e Shkupit shtyllë e zhvillimit të ekonomisë, turizmit dhe kulturës në Çair 9 October 2025