Nga Rajoni
28 October 2021
Kurti: Kujtimi për Burbuqe Berishën do të mbetet i paharruar sikurse edhe trashëgimia e saj e çmuar artistike

Kryeministri Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha, komunitetit artistik dhe miqve të regjisores dhe ish-drejtoreshës së Teatrit Kombëtar Burbuqe Berisha e cila vdiq dje.

“Me keqardhje e pikëllim e mora lajmin për ikjen në amshim të regjisores së shquar Burbuqe Berisha. Zonja Berisha ishte ndër regjisoret e para kosovare, e cila me punën e saj të pakursyer e pasuroi dhe e ngriti nivelin e artit dramatik dhe filmik të Kosovës.

Kurti tha se “vdekja e saj e hershme është humbje e madhe për familjen, për teatrin dhe kinematografinë tonë”.

“Në këtë ditë të vështirë për familjen, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e zonjës Burbuqe. Ngushëllime edhe miqve, studentëve dhe kolegëve të saj artistë. Kujtimi për Burbuqe Berishën do të mbetet i paharruar sikurse edhe trashëgimia e saj e çmuar artistike”.

Regjisorja e njohur Burbuqe Berisha ka vdekur dje ( e mërkurë) në moshën 51 vjeçare në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.



Të ndryshme
Më shumë
Çifti ndërron jetë nga COVID-19 – vdiqën duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit29 September 2021
E kidnapoi, e vrau dhe e varrosi – Dalin detajet nga gjetja e trupit të një gruaje në Gostivar12 December 2025
Gjendet i vd ekur miliarderi i Bitcoinit, tregu i kriptomonedhave rrezikon të zhduket30 June 2021