Nga Vendi
18 August 2021
Në vend që të izolohen, nëntë persona nga fshatrat e Gostivarit udhëtuan jashtë vendit

Ministria e Brendshme informon se në kontrollet e djeshme (17.08.2021) në periudhën prej orës 10.00 deri në orën 22.00, policët e SP – Gostivar, zbuluan disa persona të cilët, pavarësisht se kishin vendime për izolim dhe trajtim në shtëpi të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, lanë shtëpitë e tyre. Bëhet fjalë për gjithsej nëntë persona nga fshatrat e Gostivarit , Gradec, Dobërdoll dhe Senokos, të cilët nuk i respektuan vendimet dhe u larguan nga vendi. Kallzimet e duhura për “mosrespektimin e rregullave shëndetësore gjatë një epidemie” do të bëhen kundër të gjithë nëntë personave, shtatë prej të cilëve janë femra dhe dy meshkuj midis moshës 13 dhe 48 vjeç,

Gjatë kësaj periudhe, u përcaktua gjithashtu se dy gra nga Tetova, të moshës 20 dhe 51 vjeç, që duhej të jenë në izolim, nuk ishin në shtëpinë e tyre gjatë kontrollit, por në një objekt hotelier. Ndërsa një burrë nga Reçica e Tetovës i moshës 27 -vjeçare u largua nga vendi. Parashtresa adekuate do të inicohen edhe kundër këtyre personave.

Javën e kaluar, policia regjistroi më shumë se njëzet shkelje të tilla.



Të ndryshme
Më shumë
Britanikët kanë filluar t’u vënë fëmijëve emra shqip dhe fajin e ka Dua Lipa28 August 2020
Presidentja Osmani e quan të rrezikshëm “Ballkanin e Hapur”: Kosova nuk trajtohet si shtet i barabartë15 September 2021
Temperaturat e larta rrezikojnë të gjitha prodhimet në Maqedoni17 August 2021