Nga Bota
18 August 2021
Johnson: Bota do të shikojë nëse veprat e talibanëve përputhen me fjalët e tyre

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë të mërkurën para Parlamentit se bota është duke shikuar nëse veprat e talibanëve përputhen me fjalët e tyre, pasi militantët janë zotuar se nuk do të hakmerren ndaj kundërshtarëve dhe do të respektojnë të drejtat e grave, përmes një regjimi “ndryshe” nga ai i dy dekadave më parë.

“Ne do ta gjykojmë këtë regjim duke u bazuar në zgjedhjet që bën dhe nga veprimet, e jo nga fjalët, do ta gjykojmë nga qëndrimi ndaj terrorizmit, krimeve, narkotikëve dhe qasjes humanitare, si dhe për të drejtat e vajzave që të edukohen”, ka thënë Johnson para Parlamentit, i cili është rikthyer nga pushimi i verës për të diskutuar situatën në Afganistan.

Johnson ka thënë se Qeveria britanike ka evakuuar më shumë se 2,000 afganë nga Afganistani prej kur talibanët kanë fituar kontrollin e Kabulit më 15 gusht.

Ai ka thënë se zyrtarët do të punojnë për të bashkuar komunitetin ndërkombëtar që të ketë plan për t’u përballur me militanët.

“Deri më tani kemi garantuar kthim të sigurt për 306 shtetas britanikë dhe 2,052 shtetas afganë, në kuadër të programit për shpërngulje”, ka thënë ai, duke shtuar se edhe 2,000 aplikacione tjera afgane janë kompletuar dhe “shumë të tjera” janë duke u analizuar.



Të ndryshme
Më shumë
A e rrezikojnë shëndetin tubimet zgjedhore? Partitë politike zotohen se do t’i respektojnë masat anti-Covid27 September 2021
Zejdi: Koalicioni ASH-AAA në rrugë të mbarë drejt marrëveshjes me LSDMnë 7 August 2020
LSDM mund të kandidojë kandidat shqiptar për kryetar në Gostivar 2 July 2021