ShowBiz
19 August 2021
Menaxheri i Taynes po kërkohet nga policia, kjo është arsyeja

Rinor Hykolli, i njohur në publik si menaxheri i reperes kosovare Tayna, po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Kërkimi për të u bë publik nga policia me urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.



Të ndryshme
Më shumë
Parlamenti Evropian debaton nesër për glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq14 September 2026
Nënshkruhet marrëveshja për pika të përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë27 June 2026
Sami Lushtaku për Specialen: S’kam frikë nga një aktakuzë e re ose nga arrestimi24 September 2026