Nga Bota
19 August 2021
Flet e reja afgane: Njerëzit kanë frikë të dalin nga shtëpitë e tyre, talibanët kanë vendosur kufizime në aeroport

Një grua e re në Kabul sapo më tregoi për situatën e saj. Studentja ka qenë pjesëmarrëse në konferenca. Sot ajo po qëndron brenda, ka rrëfyer gazetari i BBC-së, Frances Mao, përcjell Bota sot.

“Talibanët u kanë kërkuar të gjithëve të kthehen në punë por njerëzit kanë frikë dhe nuk duan të dalin nga shtëpitë e tyre. Ne të gjithë po përpiqemi të qëndrojmë në shtëpi.

Shumë njerëz janë rrahur nga talibanët në aeroport dhe gjatë demonstratave në Nangarhar [krahinë], përfshirë gazetarë dhe kërkimet në shtëpi vazhdojnë pavarësisht shpalljes së amnistisë.

Ka kaq shumë çrregullime dhe pasiguri, deklarata e tyre nuk përputhet ende me veprimin e tyre”, ka deklaruar ajo.

Ajo thotë se ka dëgjuar gjithashtu raporte nga të afërmit se talibanët po lejojnë të huajt vetëm në aeroport dhe po mbajnë jashtë afganët e miratuar për t’u evakuuar me amerikanët.

“Tani fluturimet e evakuimit po zbrazen për shkak të kufizimeve që kanë vendosur në portën e aeroportit.”



Të ndryshme
Më shumë
MOST: Procesi zgjedhor rrjedh pa probleme, nuk janë regjistruar parregullsi15 July 2020
Foto më seksi të Ronelës nuk keni parë27 June 2020
Konfirmohen 96 raste të reja me coronavirus në Kosovë, shërohen 87 persona27 June 2020