Nga Vendi
20 August 2021
Nesër fillon rishikimi i Listës Zgjedhore në Maqedoni

Rishikimi publik i Listës zgjedhore për zgjedhjet lokale do të nisë nesër dhe do të zgjasë deri më 9 shtator.

KSHZ do të rishikojë të dhënat e reja në Listën e votuesve, të cilat do të përdoren në ditën e zgjedhjeve.

Brenda këtij afati, qytetarët duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim, fshirje ose shtesë në Listën zgjedhore me shkrim në njësitë rajonale ose zyrat e KSHZ -së ose t’i drejtohen në mënyrë elektronike Komisionit dhe të paraqesin dëshmitë e duhura.

Afati i fundit për përfundimin e Listës Zgjedhore me të gjitha ndryshimet, si nga qytetarët ashtu edhe nga partitë politike, është 24 shtatori, ndërsa Lista Zgjedhore duhet të nënshkruhet përfundimisht deri më 1 tetor.

Qytetarët mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën e Votuesve përmes uebfaqes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) www.sec.mk ose në https://izbirackispisok.gov.mk/.



Të ndryshme
Më shumë
Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Uroj të fitojë më i miri, pa dallime partiake apo etnike29 October 2026
Masat antiCovid për hyrje në Greqi vazhdohen edhe për një javë24 September 2021
Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet 2 October 2026